Pasi gjeti fjalët e mirënjohjes për fitoren, nga sheshi “Skënderbej” Edi Rama në krah të familjes së tij dhe ekipit socialist falenderoi shqiptarët që i dhanë besimin për të drejtuar edhe 4 vite të tjera vendin.
Votën e shqiptarëve për PS përballë kundërshtarëve politikë e cilësoi si referendum për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane: “Zgjodhën yjet, nuk zgjodhën kapelen “fake”.
Nga ana tjetër, fitoren e tij e sheh edhe si notë proteste ndaj opozitës së vjetër. Pwr të rinjtë, gjeti pozitivitet: ““Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, që i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar totalisht, por të gjejnë mënyrat për t’u rritur si alternativa”.
Ndjesë i kërkoj familjes për të gjithë baltën që, sipas tij, ka rënë mbi ta për shkak të postit që mban kryefamiljari.
Pasi festoi fitoren, u largua për të veshur kostumin e kryeministrit si mikpritës i Komunitetit Politik Europian. (A2 Televizion)