Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale; Shehu: Ramën e rrëzojmë me revoltë

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 21:28 | Politikë

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha se Edi Rama nuk rrëzohet me votë, por me revoltë, edhe pse nuk dha datë se kur do të ndodhë kjo kur u pyet nga gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj.

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

E para punës për Gjirokastrën unë mbështes të gjitha strukturat e PD. Të gjithë banorët e Gjirokastrës. Falënderoj drejtuesit, komisionerët numëruesit për punën vetëmohuese që bën në përballjen me një regjim. Unë e kam thënë vazhdimisht regjimi nuk përmbyset me votë. Regjimi duhet përmbysur me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka. Do përmbyset mos u shqetësoni”, tha Shehu.

Drejtuesi politik i PD në qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, fajin për humbjen ja hodhi makinerisë elektorale të PS, që siç tha ai përdori institucionet shtetërore për blerje votash.

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

Kjo është një humbje, rrjedhojë e një makinerie të pistë elektorale të Ramës që përdori të gjithë resurset. Natyrisht ne do ta analizojmë me përgjegjësi, ndershmëri e korrektesë. Por nuk duhet ta harroni, Rama ka prishur çdo raport institucional në Shqipëri. Institucionet shtetërore i ka vendosur në shërbim të një fushate jo të ndershme. Unë jam krenar për të gjithë demokratët e Vlorës. U përpoqëm kemi luftuar të gjithë duhet të luftojmë kundër sektit Rama se ai është kthyer tashmë në regjim. Ky është një Putin i vogël, duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tij”, u shpreh Leskaj.

I të njëjtit mendim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili e quajti procesin e 11 majit një masakër elektorale.

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

Maskara ka vetëm një emër, masakër. Para, banda, krim i organizuar, drogë, patronazhistë. E gjithë administrata funksionon nga dita e parë qe qeverisjes deri në fund në shërbim të blerjes sdhe patronazhimit të votës. Si shpjegohet që një qeverisje keq e më keq shkon dhe lart e më lart me vota shkon. Këta rriten vjedhjet e krimi pafund, qeverisja shkon zero dhe këta shtojnë votat. Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të mbetur qytetarët në shtëpi. Një miku im, kryetar i një dege në Selenicës, më tha për një fshat ku janë të djathtë ekstremë. I thash si shpjegohet. Më tha Flamur i thirra gjithë ditën në telefon, s’më erdhën në votime. Të nesërmen takova një anëtar të fisit, më tha Flamur: Më erdhën dhe më dhanë 10 mijë euro, më thanë rri mos dil të votosh”, deklaroi Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos