PS fiton thellë në Elbasan: 10 mandate kundrejt 4 të PD-së

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 22:54 | Politikë

PS fiton thellë në Elbasan: 10 mandate kundrejt 4 të PD-së

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në Qarkun Elbasan, ku Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë me 10 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore ka arritur të fitojë vetëm 4.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 508 kuti votimi. PS ka marrë gjithsej 85,026 vota, duke lënë pas PD-në me 40,791 vota dhe një diferencë të konsiderueshme prej 44,235 votash. Lëvizja Bashkë, si forca e tretë në këtë qark, ka marrë 1,380 vota, pa arritur të sigurojë mandat.

Deputetët e PS në Elbasan

Partia Socialiste do të dërgojë në Kuvend 10 deputetë – pesë nga lista e mbyllur dhe pesë nga lista e hapur, të cilët janë përzgjedhur përmes votave preferenciale.

Nga lista e mbyllur:

Arbjan Mazniku

Bora Muzhaqi

Ermal Elezi

Adi Qose

Evis Kushi

Kandidatët fitues nga lista e hapur:

Sara Mila – 18,592 vota

Saimir Hasalla – 9,359

Olsi Komici – 9,020

Aulona Bylykbashi – 8,302

Agron Gaxho – 5,955

Kandidatët e tjerë me më shumë vota preferenciale, por pa arritur të sigurojnë mandat, janë:

Shkëlqim Bullari – 4,405

Geldon Fejzo – 4,209

Luan Duzha – 3,395

Desantila Tahiraj – 2,947

Florenc Spaho – 2,784

Partia Demokratike humbet një vend nga lista e mbyllur

Nga pesë emrat e listës së mbyllur të PD-së, vetëm katër kanë arritur të fitojnë mandat. Aurel Bylykbashi mbetet jashtë Kuvendit për shkak të rezultatit të ulët në votat preferenciale.

Deputetët e PD-së nga lista e mbyllur:

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodiana Çapja

Blendi Himçi

Kandidatët më të votuar preferencialisht në PD:

Qani Xhafa – 5,927

Ilirjan Alliu – 4,848

Dritan Cani – 3,649

Dritan Mitarja – 3,012

Dashamir Xhika – 2,924

Rezultati përfundimtar në Elbasan për zgjedhjet parlamentare:

Partia Socialiste: 85,026 vota – 10 mandate

Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore: 40,791 vota – 4 mandate

Lëvizja Bashkë: 1,380 vota – 0 mandate

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku ndarja ishte 8 mandate për PS dhe 6 për PD, rezultati i këtij viti përfaqëson një përmbysje të dukshme në favor të mazhorancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos