Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është...

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 21:09 | Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbledhjes urgjente me drejtuesit e fushatës demokrate, deklaroi se "në këto zgjedhje, bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë".

"Këto banda kanë vepruar në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS.‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar", tha Berisha, shkruan A2.

"Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera. Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi. Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit", shtoi më tej Sali Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos