Analisti Genc Burimi, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record" nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kryeministrin Edi Rama nuk e donin përkrah Presidentit amerikan Donald Trump dhe për këtë arsye, sipas tij, erdhi Ivanka Trump në Vlorë.
“Arsyeja që dha Rama sot ishte komplet qesharake sepse imagjino një Macron apo një Merz të thotë që s'mund të vij në Davos sepse kam vajzën e Trumpit. Por, edhe nga përmbajtja sepse një pyetje fare e thjeshtë: kaq e rëndësishme që Ivanka Trump të ishte këtë ditë në Shqipëri, në Vlorë, ditën më madhështore për të shoqin e saj dhe për babain e saj, që kishin punuar prej muajsh për këtë ditë, për të patur kaq shumë vende në Davos për “Bordin e Paqes” dhe pikërisht këtë ditë të vijë në Shqipëri që mos të shkojë Rama në Davos. Po kush e ha këtë gjë? Kjo ishte thjesht sepse ata që kanë bërë agjendën nuk donin që Rama të ishte krah Trumpit”, tha Burimi.
“Ky është leximi im. Po kjo s'pengon që Shqipëria të bëhet anëtare. Por, sot Shqipëria nuk ishte para kamerave. Sot zoti Trump po krijon një OKB bis. Trump ka nevojë për një masë kritike vendesh, s'ka rëndësi vendi. Kështu që në këtë rast ai nuk bën dot një seleksion. Ai madje jo që i fton të gjithë, por ka krijuar dhe dy mundësi. Ata që vijnë dhe paguajnë, do rrinë më gjatë. Ata që vijnë dhe s'paguajnë, rrinë më pak. I hapi derën të gjithëve. Saqë dhe Zelenski i bëri një ironi, it ha si të më ftosh edhe mua, Ukrainën, edhe Putinin në një bord paqeje, kur ne jemi në luftë. Ai i do të gjithë. Por, Shqipëria nga ana e saj duhet gjithmonë të ketë një orientim proamerikan, sepse është një vend i vogël”, shtoi Burimi.
(A2 Televizion)