Shqipëria dhe Greqia kanë në tavolinë një tjetër traktat miqësie mes dy vendeve pasi ai vitit 1996 ka përfunduar në vitin 2016. Lajmin e dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN eurodeputeti Fredi Beleri, teksa sqaroi se ky traktat është ende në fuqi dhe do të rinovohet.
“Në 2016 mbaroi por një nga pikat e marrëveshjes ishte që do shtyhej. Pra është në fuqi akoma përderisa nuk ishte prishur me një vendim tjetër. Por besoj që bisedimet po bëhen prandaj po bëhen intensive ka 10 vjet për të firmosur një traktat tjetër miqësie që do ketë afat më të gjerë. Trakjtati i 1996 është akoma në fuqi dhe do të rinovohet”, tha Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kur u pyet nga analisti Roland Qafoku.
Beleri u përgjigj në A2 CNN edhe për ligjin e luftës të shtetit grek ndaj Shqipërisë dhe tha se de facto ky ligj nuk ekziston, por sipas tij është një çështje që duhet të zgjidhet
“Për shtetin shqiptar Ligji i luftës nuk ekziston. Kjo ëdhtë de facto me vendim të këshillit të ministrave në 1985 dhe qeveria greke anashkaloi ligjin e luftës, por qeveria Shqipëria e bën një kërkesë vazhdimisht. Është në tavolinë dhe kjo duhet të zgjidhet. Për mua është absurde një ligj i tillë. De facto ligji i luftës nuk ekziston, de jure ekziston. Në të dyja marrëveshjet që u prishën ishte pjesë e zgjidhjes dhe tani besoj që është. E kanë deklaruar shumë herë zyrtarë shqiptarë dhe grekë”.
(A2 Televizion)
