Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Niko Peleshi, reagoi pasi u mbyll procesi i numërimit të votave në Bashkinë Pustec, ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ndërsa Partia Demokratike 458 vota.
“Është emocionuese sepse jo vetëm që është bashkia e parë që mbyllet, me një fitore të PS, por rezultati është shumë i thellë, pothuajse 70 me 30. Është emocionues edhe sepse është bashki minoritare dhe unë përulem me shumë respekt për minoritetin maqedonas që na ka dhënë këtë mbështetje. Këtu kemi të vetmen aleancë në këto zgjedhje, me Partinë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian. Kandidati ynë është Vasil Steriovski nga ky komunitet”, tha Peleshi.
“Është një ogur shumë pozitiv. Do të kemi një fitore të garantuar dhe objektivat tona do të arrihen. Po vazhdoi i gjithë Qarku i Korçës si Pusteci, jemi më shumë se 7 deputetë. Objektivi ynë është 6-4, por do të synojmë për 7-3”, shtoi Peleshi.
(A2 Televizion)