Tensionet te Parku Olimpik, KQZ merr vendim për votat e Greqisë

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 01:19 | Politikë

Tensionet te Parku Olimpik, KQZ merr vendim për votat e Greqisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur hapin e parë për zhbllokimin e procesit të numërimit të votave të diasporës, pas tensioneve që u regjistruan në mbrëmje vonë te Parku Olimpik.

Pas përplasjeve midis Taulant Ballës dhe Flamur Nokës, e thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të PD drejtuar komisionerëve të tij për ta ndalur numërimin e votave të ardhura nga Greqia, KQZ ka marrë vendimin që GNV të vijojnë me numërimin e fletëve të votimit duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia.

Ky akt nga ana e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi synon zhbllokimin e procesit dhe njoftohet se do të ketë një vendimmarrje të dytë për zarfet e Greqisë.

Kujtojmë se pak minuta më parë  Celibashi, i cili ndodhej në Parkun Olimpik, në një konferencë për mediat tha se do të merrej një vendim në bazë të ligjit.

Nuk mund të ketë vlerësim në bllok për të gjitha votat e diasporës. Nuk mund të shpallen të paligjshme 20 mijë vota vetëm pse dikush ka një dyshim të paargumentuar”, u shpreh kreu i KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos