Strategu amerikan i Partisë Demokratike, Chriss LaCivita, ka publikuar një video të një televizioni shqiptar në faqen e tij në rrjetin social ‘X’, ku pretendon për vjedhje votash.
Përmes një shkrimi krahas videos, ai shkruan se vjedhja e votave në Shqipëri bëhet me bekimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri... me bekim të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, ka shkruar LaCivita në rrjetin social ‘X’.
Kujtojmë se LaCivita ka postuar disa herë në rrjetin social ‘X’ shkrime në të cilat etiketon kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si të korruptuar dhe kukull të miliarderit Xhorxh Soros, shkruan A2 CNN.
Here is what stealing votes looks like in Albania..courtesy of the narco govt of edie rama pic.twitter.com/jbS6ucVSyu (A2 Televizion)
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 11, 2025