Ka nisur edhe në qarkun e Tiranës numërimi i votave pas procesit të votimit. Nga 6 kutitë e para të numëruara në njësinë administrative nr.2 në kryeqytet, rezulton se PS prin me 385 vota diferencë nga koalicioni PD-ASHM.
Partia Socialiste ka marrë 969 vota, koalicioni i djathtë 584, ndërkohë që e treta është Partia Mundësia me 142 vota dhe pas tyre Lëvizja Bashkë me 113 vota. (A2 Televizion)