Rama apel 5 vendeve të BE që nuk e njohin Kosovën: Mos e mbani peng, është realitet i pakthyeshëm

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 21:52 | Politikë

Gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Rama nuk harroi të përmendte Kosovën dhe situatën në rajon, e cila sipas tij është në momentin më të mirë.

Kreu i qeverisë përsëriti qëndrimin se republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe ftoi dhe 5 vendet anëtare të BE që të mos e mbajnë atë peng nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

“Ballkani është në një pozicion shumë më të mirë, por duhet të punojmë pareshtur në rajon, por edhe me aleatët që kthimi në të shkuarën të jetë i pamundur. Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm me një perspektivë europiane. Çdo paralele, mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Kosovës kanë qëllim të shpërqendrojnë opinionin ndërkombëtar. Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme, kjo edhe nga 5 vendet anëtare të BE që nuk e njohin”, tha kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos