“Jemi si mal, PS nuk përbëhet nga balta”- Pandeli Majko poston fotografinë kur kandidoi për herë të parë në 1992

Nga A2 CNN
15 Mars 2025, 14:06 | Politikë

“Jemi si mal, PS nuk përbëhet nga balta”- Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të vitit 1992, që nga fillimet e karrierës së tij politike.

Majko shkruan se në fotografi ndodhet krah kandidatëve të PSSH-së në Tiranë, në zgjedhjet e vitit 1992.

Teksa shprehet optimist për të ardhmen, ai shkruan se Partia Socialiste është një mal që rri dhe shikon përkohshmërinë.

Reagimi i Majkos në Facebook:

Mirëmëngjes! Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992!… Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!

Partia Socialiste është një mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta!

Do tja dalim! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos