Rama: Dumani aty e ka pasur 21 Janarin, dini gjë të ketë luftuar korrupsionin më parë?

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 09:16 | Politikë

Rama: Dumani aty e ka pasur 21 Janarin, dini gjë të ketë luftuar

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tone të ashpra komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkonin të jepte dorëheqjen për shkak se “gjysmën e qeverisë” e ka në burg, shkruan A2 CNN. Rama tha se ishte Partia Socialiste që mundësoi drejtësinë e pavarur dhe se ministrat apo ish-ministrat që kanë përfunduar në qeli, nuk janë arsye pse të japë dorëheqjen.

“Kreu i SPAK, Altin Dumani e ka pasur 21 Janarin në tavolinë kur ka qenë në prokurori të zakonhsme. Ka pasur mundësi ta luftojë korrupsionin edhe atëherë. Dini gjë të ketë bërë luftë kundër korrupsionit? Jo, sepse ka qenë e pamundur, për të dhe gjithë të tjerët, sepse drejtësia ka qenë e kapur”, tha Rama.

“Sot drejtësinë, doni apo s’doni ju, e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq. Dhe e ka çliruar për të bërë luftë pa kompromis, majtas dhe djathtas. Ne jemi në pushtet prej 12 vitesh, ju thoni gjysma e qeverisë... Cilën dorëheqje kërkoni? Timen? Por për çfarë arsye?”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos