“Rama ka frikë komisionet”, Berisha: Politizimi i gjyqësorit po i çjerr maskën reformës

Nga Anesti Barjamemaj
27 Nëntor 2023, 16:17 | Politikë

Thirrjet nga foltorja e Kuvendit në aktivitetin për25-vjetorin e Kushtetutës i injoroi. Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, HoltaZaçaj, e cila foli për gjyqësorizim të politikës, Sali Berisha i tha se problemet me Reformën në Drejtësi duhet të gjenden brenda gjyqësorit.

Kësaj i thonë të bësh Zhvejkun. Jo i thoni zonjës Zaçe, është politizimi i gjyqësorit ai që po i çjerr maskën Reformës së re. Dhe po të kishte ndërgjegje minimale si juriste nuk do thoshte këtë."

Sali Berisha edhe njëherë tregoi se opozita nuk do të lëvizë nga qëndrimet e saj sa i përket ngritjes së Komisioneve Hetimore. Me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, i cili kritikoi sjelljen e opozitës në Kuvend, u tregua i ashpër.

Janë 8 vendime të GJK, që përcaktojnë të drejtën Kushtetuese të opozitës, për çdo njeri përveç badiguardit të Edi Ramës që është është ministri Ulsi Manja. Ulsiu është si punë badiguardi dhe rri me hije se sa sheh Fatmir Xhafën tmerrohen, pasi i thonë se do bëhet ministër drejtësie."

Një përgjigje pati edhe për Edi Ramën, i cili në konferencën me median fundjavën e shkuar pohoi se komisionet hetimore nuk mund të ngrihen sipas dëshirës.

S’ka asnjë vendim gjykate, kurrë nuk mund të ketë dhe nuk ka që i mohon opozitës të drejtën e vetos që i jep Kushtetuta. Ajo është e vetmja veto që i është lënë opozitës."

Gjatë javëve të fundit kreu i Rithemelimit e ka quajtur SPAK-un si shtojcë të qeverisë apo organizatë kriminale, por këtë të hënë pati një qasje tjetër duke thënë se në drejtësinë e re ka njerëz me integritet duke iu referuar gjyqtarit Erion Bani që kërkoi një masë sigurie më të ashpër për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Ata të cilët nuk pranojnë Ilir Beqajn ta kapërcejnë siç do Edi Rama dhe grupi kriminal i SKAP-it, kanë ndërgjegje ata. Por janë klithma të vetmuara.

Berisha premtoi se raste të ngjashme do të shtohen dhe sipas tij shumë shpejt do të ketë drejtësi në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos