
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat që samiti i ardhshëm nuk do të zhvillohej në vendin tonë, duke rikonfirmuar njëzëri se samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë.
“Po si thanë nuk do bëhet samiti në Shqipëri? Kështu thanë? Ka ikur koha kur të tjerët bëni cfarë donin të tjerët me Shqipërinë, tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama.
Më herët burime për Bloomberg, deklaruan se ideja e largimit nga samiti vjetor i liderëve ka filluar të diskutohet me zë të lartë.
Faktori më i madh që i nxiti këto diskutime ishte kritika e ashpër dhe e pamëshirshme e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj aleancës. Trump, i cili deklaroi hapur se erdhi në kryeqytetin turk vetëm për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, vazhdoi vërejtjet e tij shpërfillëse dhe pyetëse në lidhje me aleancën ushtarake gjatë takimeve të tij në Ankara. Qëndrimi i Trump krijoi një valë serioze shqetësimi midis aleatëve në lidhje me samitin e ardhshëm.
Bloomberg theksoi se në rrethana normale, shtyrja e samitit, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në Shqipëri vitin e ardhshëm, mbetet një opsion serioz në tryezë.
(A2 Televizion)
