Rama mbledh deputetët në Elbasan, A2 CNN siguron agjendën

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 17:06 | Politikë

Rama mbledh deputetët në Elbasan, A2 CNN siguron agjendën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte deputetët e Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit. A2 CNN ka siguruar agjendën e këtij takimi.

Mësohet se deputetët do të mblidhen në zonën e Labinotit, aty ku janë zhvilluar edhe takime të mëparshme nga mazhoranca.

Mësohet se do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Mësohet se synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme.

Burime për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, bëjnë të ditur se fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren.

Rama mbledh deputetët në Elbasan, A2 CNN siguron agjendën

Rama mbledh deputetët në Elbasan, A2 CNN siguron agjendën (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos