Rreziku i listës së hapur në PS, Majko nervoz me gazetarët, të tjerët pranojnë realitetin

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 13:05 | Politikë

Pandeli Majko drejtues politik i qarkut të Kukësit u nervozua kur gazetarët e pyetën nëse ndihet i rrezikuar me skemën e Ramës që deputetët me më shumë se dy mandate të garojnë në listë të hapur.

“Të lutem tani”, tha ai duke shtyrë gazetarët.

Por pas këtij gjesti, nga salla e Kuvendit deputeti socialist u kërkoi gazetareve për veprimin e tij.

“Dëshiroj të shpjegoj përballë kolegëve që vlerësova të kërkoj ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikorofonëve sot në mëngjes. Në veçanti gazetares që ka qenë shtatzënë”, citon A2 Majkon.

Ndërkohë të tjerë deputetë të selisë rozë, pranojnë realitetin, dikush duke mirëpritur sfidën, dikush duke shmangur përgjigjet, e dikush pohon dhe shqetësimin e manipulimit.

Deputeti Qefalia nuk beson që lista e happur do të forcojë luftën e brendshme në PS.

“Aq kohë që kemi pranuar këtë kod zgjedhor do të jetë një numër i vogël deputetësh për të marrë ato mandate që kanë në Tiranë është 6-7 deputetë. Në qarqe që ka numër të vogël deputetësh. Kjo është e zgjidhur, nuk ka garë fare. Personalisht isha i mendimit për lista të hapura do ishte garë e bukur dhe ambicioze. Nuk besoj që do të forcojë luftën e brendshme në PS”, tha ai, raporton A2.

Ndërsa Petro Koçi edhe pse e quan një garë dinjitoze atë të listave të hapura pranon që ishte kundër tyre.

“Lista e hapur është garë dinjitoze. Unë kam qenë kundër listave të hapura në parim se në këtë fazë të procesit politik që ndodhet Shqipëria, lista e kthen sistemin në mazhoritar dhe e bën të pakontrollueshëm nga organet ligjore”.

Për deputetin Bujar Çela listat e hapura nuk do të prodhojnë luftë, por paqe e dashuri.

“S’do ketë luftë fare, por harmoni, paqe e dashur. Të votojnë kë të duan”, raporton A2.

Deputeti Shalsi e cilëson një garë të hapur, ndërsa Nasip Naço nuk ndjehet aspak i rrezikuar

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu e shikon listën e hapur si shpresë për të përmirësuar politikën.

“Unë do ta shikoja pozitive që në pjesën e mbyllur të jenë kandidatë të rinj me shpresën për të përmirësuar frymën e politikës shqiptare”, citon A2 deputeten socialiste.

Kurse Blerina Gjylameti e cila u la jashtë kryesisë socialiste shprehet: "Rëndësi ka që ata qytetarët i prezanton siç duhet apo jo?" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos