Rama, me Presidentin e Izraelit: Ajo që po ndodh në Gaza duhet të marrë fund sa më shpejt, por…

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 14:11 | Politikë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, deklaroi se “ajo që po ndodh në Gaza duhet të marrë fund sa më shpejt”, por shtoi se “nga ana tjetër, e dimë që kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”.

“Jemi shumë të vetëdijshëm se ajo që po ndodh në Gaza duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër, e dimë që kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit dhe e çdo përpjekjeje të mundshme për të kthyer në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Jam i prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe të gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës, e ardhmja do të jetë më e sigurt për Izraelin, në një rajon të paqtë e vizionar. Jemi krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë në Shqipëri, qoftë turistë apo biznesmenë”, tha Rama.

“Jam shumë i lumtur që kam këtu Presidentin e Izraelit si një mik të dashur e të vjetër që e kam njohur shumë kohë më parë, kur ishte në llogoret e politikës së ditës në Izrael. Është kënaqësi e vërtetë të ulesh me të, ta dëgjosh e të mësosh prej tij. Jam i sigurt se pas kësaj vizite, do të forcohen lidhjet e miqësisë mes dy vendeve”, shtoi kreu i qeverisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos