Rama mesazh protestuesve nga Mali i Zi: Nuk kalon më huq topi i historisë së Shqipërisë së re europiane

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 19:02 | Politikë

Rama mesazh protestuesve nga Mali i Zi: Nuk kalon më huq topi i
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për pjesëmarrje në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestën që po zhvillohet prej ditësh para zyrës së tij.

Në një postim në Facebook, Rama iu drejtua protestuesve duke përdorur një gjuhë metaforike, ku theksoi se, sipas tij, proceset politike dhe historike të Shqipërisë së re europiane nuk mund të “devijojnë” më nga rruga e integrimit, shkruan A2CNN.

“Çuna dhe goca, na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxho-bonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti.

Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndodhet në Tivat, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, një takim që fokusohet në procesin e zgjerimit të BE-së dhe Planin e Rritjes për rajonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos