Rama: Në 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s!

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 10:02 | Politikë

Rama: Në 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s!

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të organizojë dy evente të rëndësishme në vitet e ardhshme.

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve europiane, nga Britania e Madhe, Ukraina apo nga Suedia, në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Gjithashtu, do të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027”, tha Rama.

“Këto janë gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role”, shtoi kreu i qeverisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos