Rama, në konferencë me Komisioneren e Zgjerimit të BE: Jemi të vendosur për përfundimin e negociatave brenda 2027

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 10:58 | Politikë

Rama, në konferencë me Komisioneren e Zgjerimit të BE: Jemi

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marto Kos, deklaroi se Shqipëria është e vendosur që ta përmbushë me sukses “objektivin për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027”.

"Ne folëm me komisioneren edhe për të shkuarën, e cila na ka mësuar në mënyrën më brutale se pse rruga e vetme e jona është rruga e Bashkimit Europian. Ne jemi shumë të vendosur ta përmbushim me sukses objektivi për përfundimin e negociatave brenda 2027”, deklaroi Rama.

“Ambicia ime, ambicia jonë është që shqiptarët të mbajnë pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade", shtoi kryeministri, shkruan A2. 

Komisionerja Marta Kos do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos