Kryeministri Edi Rama pret Komisioneren e Zgjerimit të Bashkimit Europian

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 10:15 | Politikë

Kryeministri Edi Rama pret Komisioneren e Zgjerimit të Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama priti të enjten në një takim Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila viziton sot për herë të parë Shqipërinë.

Në agjendën e planifikuar të eurokomisioneres priten diskutime me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit, realizimin e kërkesave për reformat dhe projektet e financuara nga BE.

Komisionerja mbërriti në kryeministri në orën 09:30, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. 

Komisionerja do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë, si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos