Rama: Paga minimale do të shkojë 500 euro

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 08:49 | Politikë

Rama: Paga minimale do të shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, premtoi se paga minimale do të shkojë 500 euro.

“Paga mesatare në Shqipëri 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur pagën mesatare të përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht është se ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale e dinë shumë mirë se çfarë flas”, tha Rama, shkruan A2.

“Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do të jetë 500 euro janarin e ardhshëm. Njerëzit e dinë”, theksoi më tej Rama. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos