“Mazhoranca një makineri e kalbur”, Baçi: Në 12 vite jemi forcuar, kishim një lidership të shitur

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 18:29 | Politikë

“Mazhoranca një makineri e kalbur”, Baçi: Në 12

Deputeti demokrat dhe kandidati në listën e mbyllur të Fierit, Luan Baçi deklaroi se mazhoranca do të humbasë në zgjedhjet e 11 majit dhe kjo gjë shihet fare qartë në publik.

I ftuar në A2 CNN, Baçi u shpreh se regjimi është në grahmat e tij të fundit dhe po përdor shantazhin ndaj administratës për të marrë ndonjë votë.

Baçi gjithashtu shtoi se opozita në këto 12 vite është forcuar dhe është pastruar dhe nga njerëzit që ai i quajti të shitur.

“PD sot më shumë se kurrë është në një bashkëpunim të hapur me ndërkombëtarët. 3 rezolutat të PPE u miratuan, takimet e Berishës në Strasburg. Dhe në vazhdimësi takimet do të jenë më të shpeshta dhe do të intensifikohen. 12 vite në opozitë e kanë forcuar atë dhe është pastruar nga mbeturinat. Edhe lidershipi në atë kohë ishte i shitur.

Në 12 vjet qeverisja kanë qenë konsum i paimagjinueshëm për PS. Për 12 vite shpopullim, rritje taksash, të kriminalitetit. Këto nuk janë në favor të PS. Në këtë 4 vjeçar kanë dalë në pah të gjitha. Atë që shohim si makineri të madhe është e kalbur, thjesht bën zhurmë, që po tenton të blejë ndonjë votë te të varfërit. Njerëzit po shantazhohen për vendin e punës.

Edhe socialistëve të thekur iu kërkojnë nga 10 vota. Po bëjnë pazare, me legalizime në zonat rurale dhe qytet. Tani bëjnë sikur janë ndere”, tha mes të tjerash Baçi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos