Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 11:50 | Politikë

Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës”.

“Të gjithë ata që kanë bërë detyrën e tyre, përfshirë edhe ministren, meritojnë vetëm respekt. Atyre njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, me kushtin që të mos jenë pjesë e turmës së qorrave dhe me molotovë në gojë dhe duar, por që mund të jenë mbështetës tanë, siç mund të mos jenë mbështetës tanë dhe e kanë gjykuar pa gjyq, dënuar pa i dhënë as të drejtën të mbrohet në gjykatë për çka akuzohet dhe duan ta shohin në burg Ballukun pa pritur të hapet as dera e sallës së gjyqit, u them që t’i bëjnë vetes një pyetje: “Ku ndryshojmë ne apo ku duhet të ndryshojmë ne shqiptarët e sotëm, pavarësisht bindjeve dhe simpative tona politike apo njerëzore, nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj, apo nga ata që regjimi komunist i gjyshit të saj i deshi medoemos të pushkatuar, të burgosur, pasi ua bëri gjyqin në gazetë, radio, televizor dhe i dënoi në emër të popullit pa u dhënë as të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun nga e vërteta që i takon vetëm procesit mes saj dhe drejtësisë. Nuk jam avokati i askujt ndaj një akuze të ngritur nga SPAK. Kjo është një pyetje që e bëj për të mbrojtur të vërtetën e madhe që i takon demokracisë”, tha Rama, shkruan A2.

“Kjo e vërtetë e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi gjyqësor dhe si vijë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, shtoi kryeministri.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos