
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin para Kryesisë së Partisë Socialiste, tha se nëse SPAK kërkon të luftojë korrupsionin, duhet të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Sali Berishës.
“Privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve: Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je. Nëse duan të luftojnë korrupsionin, se krimin mesa duket nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për "21 Janarin", të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja. Thanë "TVSH-në s’ua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin", tha Rama, shkruan A2.
"Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)