“Nuk ka projekt për Zvërnecin”, Rama nga Tivati: Protesta, iranianët të përfshirë në luftën hibride

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 15:03 | Politikë

Nga Tivati, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar iranianët për luftën hibride në Shqipëri. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet rrjeteve sociale nga Irani po fryhet narrativa që në Zvërnec do të vendosen palestinezët dhe nuk do të ndërtohet një resort luksoz.

“Kjo nuk është vetëm për mjedisin, por kjo është një luftë hibride. Armiqtë e vendit ne i njohim. Çdo njeri që njeh historinë tonë e di: iranianët, që kanë qenë të përfshirë në sulmet kibernetike kundër nesh kohë më parë, janë pjesë e kësaj për të fryrë narrativën që projekti nuk është ai për të cilin flitet, por është një marrëveshje mes meje dhe Bibi Netanyahut, e gatuar nga Jared Kushner, për të sjellë palestinezët nga Gaza në Shqipëri”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

“Kjo është një nga narrativat. Qarkullojnë shumë video fake (të rreme) me qindra qytetarë që thërrasin: 'Izrael, shko në shtëpi!'. Është gjithçka fake dhe nuk është realiteti në Shqipëri. Turp për ata që bëjnë të gjithë këtë! Nga ana tjetër, ka edhe persona të pastër që janë të shqetësuar për mjedisin, por unë u kam thënë atyre dhe u them që të mos shqetësohen, sepse projekti nuk është ende gati. Nuk e kemi projektin dhe ne jemi të parët që kemi kërkuar standarde. Kështu që nuk keni pse shqetësoheni nëse nuk jeni pjesë e manipulimit. Numri i përdoruesve në rrjetet sociale në Shqipëri është rritur me 5 herë në ditën e parë të sulmit. Është luftë hibride”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos