Pasi Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re, ka ardhur dhe reagimi i kreut të qeverisë.
Duke e cilësuar prej ditësh kreun e Partisë Demokratike si buf të kënetës, Rama në një postim në Facebook, e konsideron atë një rrezik dhe armik ndaj diversitetit, që shuan urinë me zvarranikët dhe amfibët.
“Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
Që nga arrestimi dhe dhënia e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama dhe Berisha kanë replikuar shpesh me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit. (A2 Televizion)