Rama refuzon Berishën “Sy m’sy”, debat për programet, “S’ka opozitë, e bëj në sytë e të gjithëve”

Nga Anesti Barjamemaj
8 Prill 2025, 15:13 | Politikë

Rama refuzon Berishën “Sy m’sy”, debat për

Në vend të debatit sy më sy, Rama zgjodhi të replikojë me Berishën në distancë. Komunikimi i radhës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale u shfrytëzua edhe për t’i dhënë një përgjigje sfidës së demokratëve për përballje publike mbi programet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Me kë të debatoj unë...”, tha Rama, shkruan A2 CNN. Komunikimi “Sy më sy” erdhi pas vizitës së Kryeministrit në Izrael, një vend i cili akuzohet si përgjegjës për situatën në Gaza – vizitë që, sipas komentuesve, ishte një humbje pikësh për Edi Ramën. “Mora një medalje në emër të Shqipërisë. Referojuni qëndrimeve që kam mbajtur në OKB për Gazën – kanë qenë në një linjë me SHBA”, tha Rama.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve, kreu i qeverisë nuk devijoi nga karta e tij elektorale: Shqipëria në vitin 2030 si pjesë e Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos