Rama: SPAK mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 09:59 | Politikë

Kryeministri Edi Rama kërcënoi SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i marrë celularin.

“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma... çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, shprehet Edi Rama.

Këtë deklaratë, Edi Rama e bëri gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos