Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka reaguar pas njoftimit se ajo është vendosur nën hetim nga SPAK, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushka shprehet se është e habitur nga përfshirja e saj në hetime dhe shkruan se nuk e kupton lidhjen me këtë çështje, Ajo shkruan se është mike e Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
"A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje? Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë", ka shkruar Bushka. (A2 Televizion)