Rama takim me shqiptarët në Kretë: Erdha në vendin e Zeusit, këtu e ka origjinën edhe kryeministri Mitsotakis

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 17:51 | Politikë

Rama takim me shqiptarët në Kretë: Erdha në vendin e Zeusit,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në Kretë të Greqisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Kreta është një ishull shumë i rëndësishëm, pasi sipas tij, aty është vendi i Zeusit dhe vendi nga i cili mori emrin Europa.

Po ashtu shefi i ekzekutivit tha se në Kretë kanë lindur figura të njohura, por edhe burra të rëndësishëm të shtetit grek.

Sipas Ramës, edhe kryeministri aktual grek, Kyriakos Mitsotakis e ka origjinën nga Kreta, shkruan A2 CNN.

Rama takim me shqiptarët në Kretë: Erdha në vendin e Zeusit,

“Shumë faleminderit dhe më në fund mu dha mundësia që të vij këtu në Kretë, në vendlindjen e Zeusit, në vendin ku janë ndërruar njëri për tjetrit romakët, bizantinët, arabët, otomanët, deri kur në 1913 Kreta iu bashkua Greqisë. Këtu sipas mitologjisë Zeusi rrëmbeu princeshën dhe pastaj e çoi diku tjetër dhe emri i saj ishte Europa.

Nga këtu Europa mori emrin dhe prandaj Kreta njihet si djepi i qytetërimit europian. Këtu kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë jo vetëm Greqisë, por mbarë Europës dhe mbarë kulturës botërore.

Këtu kanë lindur edhe burra të rëndësishëm shteti, që nga Lefteros Venizellos te Kostandinos Mitsotakis dhe këtu e ka origjinën edhe kryeministri aktual, miku ynë Kyriakos Mitsotakis. Edhe këtu arvanitasit janë të njohur se për vite të tëra kanë qenë mbrojtësit e Kretës", tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos