Reforma territoriale, Meta: Rishikojmë të gjitha ligjet për vetëqeverisjen vendore

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 15:20 | Politikë

Reforma territoriale, Meta: Rishikojmë të gjitha ligjet për

Pavarësisht se jemi disa muaj larg zgjedhjeve, Ilir Meta duket se sytë i ka nga 2025. Kreu i Partisë së Lirisë premtoi rishikim të reformën zgjedhore duke kaluar në skaner të gjitha ligjet për vetëqeverisjen vendore.

Sipas Metës, reforma aktuale nuk është e duhura pasi janë rritur shpenzimet, pavarësisht premtimit se do kishte reduktim të tyre.

“Zhvillim shqetësues pas reformës mbetet rritja e jashtëzakonshme e personelit dhe e shpenzimit të pagave të pushtetit vendor. Një ndër argumentet bazë të uljes së numrit njësive të qeverisjes vendore ishte shkaku i shpenzimeve të larta, por këto janë rritur tashmë nga viti në vit. PL në politikat e saj në radhë të parë është e vendosur për të rritur autonominë fiskale të pushtetit vendor dhe për të rishikuar të gjitha ligjet që kanë cenuar autonominë e pushtetit vendor”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos