Reforma zgjedhore, Bardhi: Një farsë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, Rama nuk do zgjedhje të lira e të ndershme

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 11:45 | Politikë

Një farsë mes deputetëve të mazhorancës dhe deputetëve me mandat opozitar, e ka cilësuar Gazment Bardhi nisjen e punës së komisionit të reformës zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, ai tha se qëllimi i sotëm është t’i hedhin hi syve shqiptarëve për këtë reformë. Sipas tij, Rama ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore me qëllim bllokimin e kësaj reforme.

“Sot ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe deputetëve me mandat opozitar që janë në komision me vullnet të mazhorancës dhe jo të kolegëve të tyre për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë zgjedhore. Bardhi qëllimi i sotëm është t’i hedhë hi syve shqiptarëve se dëshirojnë reformë zgjedhore nëse do të donin duhet ta kishin përmbyllur gjatë këtyre dy vite. Nuk e ka bllokuar opozita reformën zgjedhore, por mazhoranca ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore se ka si qëllim të bllokojë reformën zgjedhore. Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Bardhi theksoi se opozita dëshiron të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore, por nuk po lejohet. Ai tha se opozita dëshiron të përmbyllë reformën zgjedhore, por mbahet e bllokuar, mbahet peng nga vullneti i Ramës.

“Dua ta bëj të qartë që opozita dëshiron të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore, por nuk po lejohet, opozita dëshiron të përmbyllë reformën zgjedhore, por mbahet e bllokuar, mbahet peng nga vullneti i Ramës. Janë 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin tek ata që bllokuan për dy vite reformën zgjedhore që është interes madhor i popullit opozitar dhe shqiptarëve”.

Ai tha se opozita e ka mbështetur këtë reformë dhe ishte ajo që e riktheu në temë dite të opinionit publik.

“Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 e deputetëve të opozitës është qesharake të sillen sikur e kanë besimin tonë. I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar përpara reformën zgjedhore në bashkëpunim me Gjiknurin dhe vullnetin e Ramës bllokuan punën e komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të kishim ngritur zërin në atë komision, sot komisioni do të ishte temë jashtë opinionit publik. Ishte beteja e deputetëve të opozitës që e ktheu komisionin e reformës zgjedhore në temë dite në Shqipëri. Të kishte qenë për ata që i besuam, reforma zgjedhore do të ishte varrosur.” 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos