Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë rikthimin te marrëveshja e 5 qershorit 2020

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 13:05 | Politikë

Partia Demokratike kërkon rikthimin te marrëveshja e 5 qershorit 2020. Kjo ishte kërkesa e shtruar prej përfaqësuesve të saj në grupin e dialogut.

“Rikthimi te marrëveshja e 5 qershorit 2020 e nënshkruar me konsensus PS-PD, e mbështetur nga Sekretari i Shtetit dhe nga nivelet më të larta të diplomacisë të BE në Bruksel apo kryeqytetet e rëndësishme të Europës në atë kohë. E për rrjedhojë është një marrëveshje që qëndron sot e kësaj dite, pavarësisht se e shkelur. Refuzimi i maxhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet me pretendimin se ne tashmë këtë e kemi bërë dhe nuk kthehemi”, tha përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, në mbyllje të takimit.

Ajo marrëveshje e vitit 2020, e cila lejonte koalicionet zgjedhore, u ndryshua nga maxhoranca në Kuvend, me votat e deputetëve të opozitës që ishin futur në parlament pas djegies së mandatave.

“Ai e di që një koalicion, siç ai e pati në vitin 2013, e di që kthen opozitën në pushtet dhe prodhon rotacionin politik. Dhe ai e di shumë mirë që rotacioni do të hapë gropën politike dhe penale për të dhe të tjerët. Mbajtja peng ka vetëm një qëllim, imunitetin e pushtetit, që t’i bëjë presion sistemit të drejtësisë”, tha Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos