Rienergjizimi i partisë, Rama mbledh asamblenë në Durrës, diskutime për anëtarësimet e reja

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 16:33 | Politikë

Rienergjizimi i partisë, Rama mbledh asamblenë në Durrës,

Rienergjizimi i partisë, anëtarësimet e reja dhe korrigjimi i mangësive të evidentuara gjatë takimeve në bazë në javët e fundit do të jenë në fokus të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që do të zhvillohet këtë të diel në Durrës.

Në agjendën e siguruar nga A2 CNN, mësohet se në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë dhe të gjitha strukturave të tjera partiake.

Mbledhja e Asamblesë parashikohet të nisë në orën 11:00, ku do të ketë një fjalë Kryeministri Edi Rama, e më pas do të vijohet me diskutime të tjera organizative. Gjithashtu, dot ë ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos