Rithemelimi akuza drejtësisë, Noka: Nuk lufton korrupsionin, i ka shpall luftë opozitës

Nga Ervin Koçi
6 Prill 2024, 17:40 | Politikë

Rithemelimi akuzoi drejtësinë se i ka shpallur luftë opozitës e jo krimit e korrupsionit.

Gjatë një takimi me anëtarësinë në Berat, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka u shpreh se në Shqipëri mbizotëron pandëshkueshmëria.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i përqendroi akuzat ndaj qeverisë, duke u shprehur se PD do të jetë një alternativë e fortë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Takimi në Berat ishte në vijim të turit të bashkimit të PD-së në bazë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos