Me buzëqeshje në fytyrë u futën në Kuvend socialistët e mbetur jashtë listave të sigurta nga kryetari i partisë.
Pakënaqësinë askush prej tyre nuk e shprehu në publik, por para kamerave treguan se ishin të lumtur që do të duhet të luftojnë për të siguruar një ulëse për mandatin tjetër.
Mes socialistëve ka dhe nga ata që pohojnë se listën e hapur e kishin kërkuar vetë.
Demokratët edhe këtë herë ishin të ndarë në qëndrime. Dashnor Sula e braktisi logon blu për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ishte i ashpër me kryetarin.
Të mbetura jashtë listës së sigurt, Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku, publikisht shprehen se pranojnë sfidën për të fituar vetë vendin në Kuvend.
I mbetur jashtë çdo liste, deputeti Ferdinand Xhaferraj nuk e kursen ironinë ndaj Berishës.
Surprizoi Monika Kryemadhi që divorcin me Ilir Metën duket se e konsideron vetëm matrimonial. (A2 Televizion)