"Sali Berisha i pari i huaj që guxoi dhe i bëri gjyq Blinkenit"- Burimi: Shembull që nuk është servil

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 21:48 | Politikë

Analisti Genc Burimi, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record" nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Sali Berisha është rast unikal në botë që hodhi në gjyq Departamentin Amerikan të Shtetit, duke dhënë shembullin se shqiptarët nuk janë servilë.

“Ka pasur shqiptarë që nuk janë treguar servilë ndaj amerikanëve. Është rast unikal në botë që një i huaj guxon dhe i bën gjyq Departament të Shtetit. Ky ishte Sali Berisha. Nuk po them mirë apo keq. Por, është shembull që s'janë shqiptarët servilë”, tha Burimi.

Më tej, analisti theksoi se “shqiptarët sot duhet të angazhohen më shumë në politikën e brendshme, që korrupsioni është bërë një problem dhe duhet të jenë shumë kërkues shqiptarët, por dhe mediat ndaj institucioneve ndërkombëtare”.

“Nuk është normale sot që ambasadori i BE në Tiranë mbyll sytë, mbyll gojën kur sot ky Parlament, kjo mazhorancë nuk zbaton vendimet e drejtësisë për heqjen e imunitetit. Kjo duhet denoncuar. E njëjta gjë po të ndodhte në Beograd, do ishte bërë nami nga europianët. Në Shqipëri mbyllin gojën. Pse? Sepse siç mbyllin gojën me Egjiptin, siç mbyllin gojën me Katarin. Edhe me Shqipërinë nuk bëhet kjo gjë, të mbyllosh gojën ndaj këtij niveli kaq të lartë të korrupsionit, kur sot këta perëndimorë bënë presion te Zelenski për ish-ministren e Energjetikës. E dyta, në fushën e mbrojtjes nuk është normale që Shqipëria bën kaq pak. Ka 13 vjet u mburrën se bënë një aeroport, që e bëri NATO në Kuçovë. Ti nuk ke një avion gjuajtës. Serbia sot ka 6 milion banorë përballë 3 milionë shqiptarëve është e aftë të ketë gjithë atë arsenal ushtarak”, theksoi Burimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos