Sali Berisha rikthehet në Parlament

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 10:10 | Politikë

Në seancën e sotme të Kuvendit rikthehet pas gati një viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8,2 miliardë eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Rikthimi i Sali Berishës përkon me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 miliardë lekë.

Sali Berisha ishte i shoqëruar nga Flamur Noka, Edi Paloka, Elda Hoti, Ina Zhupa dhe Isuf Çela.

"Sali Berisha futet dhe Metamorfoza del", tha Berisha për gazetarët para se të hynte në sallë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos