Salianji thirrje për përballje me qeverinë: Rruga e duhur janë revoltat dhe jo foltoret

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2025, 13:40 | Politikë

Salianji thirrje për përballje me qeverinë: Rruga e duhur

“Rruga e duhur janë revoltat dhe jo foltoret para kryeministrisë”. Kështu u shpreh Ervin Salianji në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, i cili shpreson që ky të jetë edhe vendimi i sotëm i kryesisë.

Sipas tij aktiviteti i ditëve të ardhshme duhet të fokusohet në dëgjesat e shqetësimeve të  qytetarëve dhe demokratëve.

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta revoltat te përballja me qeverinë dhe dëgjesa e dëgjimi i çdo shqetësimi qytetar dhe duhet të dëgjojmë shumë çdo shqetësim të çdo demokrati. Nëse nuk jemi të aftë të dëgjojmë dhe të përkthejmë në energji çdo shqetësim të demokratëve, do ta kemi shumë të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.  Rruga e duhur janë revoltat dhe jo foltoret para kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e sotme e kryesisë. I kam thënë në çdo mbledhje e do t’i them prapë. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos