Seanca e fundit me sherr, Shehaj bllokon Kuvendin, bezdis edhe deputetët e opozitës

Nga Ervin Koçi
19 Dhjetor 2024, 19:30 | Politikë

Seanca e fundit për 2024 ishte një përmbledhje e Parlamentit në 12 muaj. Debati konstruktiv nuk u përfaq, por konflikti bllokues pushtoi sallën. 

Risia e këtij fundviti ishte se përplasja ndodhi ndaj deputetit Agron Shehaj i cili kërkoi të merrte vëmendjen duke zaptuar foltoren e kuvendit për të mos lënë asnjë të flasë.  

“Je i pwrjashtuar....Garda shoqërojeni jashtë, nuk e kisha fjalën për fizikisht por thjeshtë shoqërim”, tha Elisa Spiropali nw Kuvend.

Pavarësisht thirrje së kryetares së Kuvendit dhe tre ndërprerjeve të seancës, normaliteti nuk u kthye, por diskutimet vijuan nga vendi, ndërsa edhe mes rradhëve të opozitës vihej re bezdija nga kolegu i shkëputur nga PD për të krijuar një parti të re. 

“Pusho ti er papagall”, iu drejtua deputeti Mziu-Shehajt, shkruan A2 CNN.

Teksa orët kalonin dhe Shehaj nuk largohej duke vijuar të qëndronte bllokues në foltore, tensioni filloi të ndihej edhe mes demokratëve që kërkonin të shfrytëzonin rendin e ditës për të debatuar me mazhorancën.

Situatës së krijuar i dha zgjidhje Flamur Noka me taktikat e tij, teksa Mziu laku me ujë Shehajn.

“Nxirreni prej zhelesh përjashta”, i tha Noka-deputetwve tw opozitws pwr Shehajn. Sekretari i përgjithshëm i demokratëve i dha terren gardës që të rikthente normalitetin në sallë, normalitet i cili erdhi pas pesë orësh konflikt.

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos