Situata e burgjeve në vend ishte pjesë e debatit në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Gazetari Armir Shkurti ka ngritur shqetësimin se për sendet dhe ushqimet që futen në burgje. Ai sugjeroi që për të patur një tablo më të qartë të situatës në institucionin e vuajtjes së dënimit të dëgjojnë deputetin Sajmir Korreshi i cili sipas tij ka bërë një radiografi të situatës në këto institucione.
“Ajo që ka ndodhur me ë zotin Meta ë është përtej kësaj që diskutojmë është shumë më përtej, është shumë më larg. I bien Metës për të thënë kur i biem këtij ne s'po pyesim fare për ju dhe mesazhi është s'duam ne të dalë Ilir Meta. Ja Ilir Meta s'ka për të folur se s'duam ne dhe kështu duhet parë. Nuk është çështja shkelje e të drejtave të njeriut, se për burgjet unë do t'ju rekomandoj, kam shumë respekt për Sajmir Koreshin, dëgjoni gjashtë minuta në komisionin parlamentar dje ka shpjeguar burgjet, radiografi, që te krudot që hynë edhe tha e mbysin tha ato karkalecat të burgosurit, tek ata që lozin me letra”.
Një tjetër shqetësim për gazetarin Armir Shkurti janë ligji i barazisë gjinore, kodi i ri penal dhe smart city, të cilat i konsideroi si mina me sahat që kur të shpëtthejnë do të na çojnë në humnerë.
“Është një regjim as autokratik, nuk e quan dot. Është një lodër në duart e një fëmije kapriços. Tani ta hapim një çik tablon, mos rrimë vetëm tek ky rasti i zotit Meta. Duhet të shohim që pas fitores 11 të majit janë mbjellë disa mina me shpërthim të vonuar, të cilat kur të shpërthejnë ne do të jemi në shoqërinë e kontrollit. Ligji i barazisë gjinore, kodi i ri penal e të tjera, smart city, janë disa mina që janë vendosur në udhëtimin tonë dhe që në kohën e duhur, mjafton të shtypet një buton dhe ne do ta shohim veten në një humnerë.” (A2 Televizion)