Sesioni i ri parlamentar ka nisur sërish me kaos. Opozita ka marrë bilbila në Kuvend si e dhe ka bllokuar edhe Foltores duke mos lejuar presidentin Bajram Begaj në Kuvend.
Begaj pritej që të mbante fjalën me një mesazh për opozitën dhe mazhorancën, në një kohë kur Kuvendi ka muaj që nuk po funksionon normalisht. Kjo është konsideruar si provokim nga ana e opozitës.
Kjo ka detyruar Begajn që fjalën e tij ta mbajë nga Presidenca në orën 18:00.
Ndërkohë, në seancë janë të pranishëm edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner. (A2 Televizion)