Zëvendësohet Arben Ahmetaj, KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 11:51 | Politikë

Politika rikthehet në Parlament, por duke mbartur tensionet e sesionit të kaluar plenar. Opozita ka deklaruar se nuk ndryshon sjellje, ndërsa ndaj socialistëve ka kërkesë për diskutime cilësore në Kuvend.

Por hapja simbolike e sesionit ndikohet nga ndryshimet në kabinetin qeveritar. Plarent Ndreca merr zyrtarisht mandatin e deputetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve plotësoi vakancën e krijuar pas djegies së mandatit të Arben Ahmetajt, duke ia dhënë kandidatit të 22 në listën e PS-së për qarkun e Tiranës. Tashmë Ndreca duhet të kryejë edhe procedurën e betimit në parlament, përpara se sa dora e tij të konsiderohet si vota e 75 e Partisë Socialiste në sallën e Kuvendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos