Shefi i NATO-s në Tiranë, takohet me Ramën në Kryeministri. Zbardhen diskutimet

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 08:50 | Politikë

Shefi i NATO-s në Tiranë, takohet me Ramën në Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi.

Rama shkruan krah pamjeve se me Rutten diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.

Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Europian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Europës, shkruan A2 CNN.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos