Sherr demokratësh te Komisioni i Medias. Bardhi përplaset me Açkën, Noka i shkul mikrofonin

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 11:25 | Politikë

Sesioni i ri parlamentar dhe politikë e vjetër. Kjo është panorama e dy ditëve të para të punës për komisionet parlamentare në 2024.

Platforma zoom u rikthye ditën e djeshme si streha e socialistëve për t’i shpëtuar mbledhjeve që bllokohen nga kolegët e tyre opozitarë, nisur edhe nga tensionet e shkaktuara në seancën e 15 janarit në Kuvend.

Por, ditën e sotme Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rikthyer deputetët e të dyja palëve në tryezë, e njëherësh edhe përplasjet mes tyre.

Edhe pse drejtohet prej deputetes së PD-së Flutura Açka, demokratët e tjerë që bëjnë pjesë në grupin e Rithemelimit dhe atë të Gazment Bardhit nuk e kanë kursyer kolegen e tyre, duke tentuar t’i ndërpresin fjalën dhe ndalur punimet e komisionit.

Ulu të drejtojmë bashkë”, ishte thirrja e Açkës për Bardhin. Por kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka refuzuar, ndërkohë që në sfond dëgjohet zhurma e bilbilave, të cilëve u fryjnë demokratët.

Jo nuk ulem pa u plotësuar kërkesat e opozitës”, është kundërpërgjigjur Bardhi.

O Flutura ndërprite pak fjalën. Po lëri deklaratat dhe fjalimet e Edi Ramës tani o Flutura. Lëri hartimet tani. Mos u bëj fasadë, mos shkel mbi votat e demokratëve dhe opozitarëve. Ngri zërin për komisionet hetimore, për të drejtat e opozitës. Mos u bëj fasadë e Evisit”, ka shtuar ai.

Nuk e heq mikrofonin se nuk marr urdhra prej teje Gaz Bardhi”, i është përgjigjur Açka.

Ndërkohë, deputeti demokrat Flamur Noka është bërë pjesë e konfliktit duke shkulur mikrofonin e kryetares së komisionit, për të mos e lejuar që Açka të vijojë fjalën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos