Shkaku i krizës parlamentare, PS ndryshon dhe ligjin për Komisionet Hetimore, PD kundër

Nga Ervin Koçi
19 Dhjetor 2023, 16:24 | Politikë

E enjtja që mbyll sesionin parlamentar rreshton një tjetër nismë të njëanshme të socialistëve, pas asaj të javës së kaluar kur rëndoi ndëshkimet e deputetëve me Rregulloren e Kuvendit. Komsioni i ligjeve miratoi propozimin e Partisë Socialiste për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore. Akti i propozuar nga Ermonela Felaj mori vetëm votat e maxhorancës duke i kaluar për votim seancës plenare.

“Kush është pro? Miratohet”

Projektligj i socialistët parashikonte disa ndryshime për mënyrën se si duhet të ngrihen këto komisione hetimore, duke bërë edhe një specifikim se kur parlamenti duhet të miratoj pro tyre.

“Është e lidhur drejtpërsëdrejti me interesin publik sepse axhendat partikale dhe politike të ditës nuk mund të jenë priotare në punë ne kuvendit të Shqipërisë”, tha Felaj.

“Komisionet hetimore në Shqipëri, pavarësisht se janë shkruar bukur në ligj janë përdorur si një kulturë për të prodhuar krizë politike.  Fakti që ne flasim online sot e mirëkuptojmë të gjithë sëbashku”, u shpreh Majko.

Kur socialistët hartuan nismën e paralajmëruara prej më se një viti, në kalendar përfshinë edhe ndryshimet e propozuara më herët nga demokratët e linjave të ndryshme, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku. Për nismën e Spahos, maxhornaca nuk kishte asnjë konsideratë, ndërsa për të Tabakut thanë se kishin reflektuar disa kërkesa. 

“Në këto dy nisma që përmbajtja është e njëjtë dhe e pranueshme, mund ta konsiderojmë se si maxhorancë dhe opozitë kanë një dakordësi për të bërë amendime në ligjin e komisioneve hetimore duke marrë përbazë ato parashikime të vendimeve të gjykatës kushtetuese”, u shpreh Bushka.

Jorida Tabaku nuk e mbrojti nismën e saj gjatë punimeve të komisionit, por pas përfundimit të mbledhjes tha se ndryshimi i njëanshëm i jep autoritet qeverisë mbi hetimin e kuvendit.

“Nga kontroll parlamentar e kthye në kontroll të qeverisë”, bëri me dije Tabaku.

8 komisione hetimore i janë refuzuar opozitës rrotull vitit, çka u kritikua edhe nga Komisioni Europian, i cili në progres-raportin e fundit nuk e quajti argument të mjaftueshëm atë të mazhorancës se më parë duhet të ndryshojë ligji, pas disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos