Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Partia Demokratike nuk e kthen dot në kapital politik situatën në vend.
“Thanë që deputeti s'duhet të ketë imunitet. Tani vjen puna që ministrat duhet të kenë, duhet të mbrohen se bie balanca e qeverisë. Pse bie balanca? Pra, në këto kushte që jemi, unë të vetmen shpresë e kam tek ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Shkurti.
Sipas tij, vetëm po ndërhyri SHBA-ja, Shqipëria ka shpresa për më mirë.
Gjithashtu, ai shtoi se “e keqja është se sot nuk ka një forcë politike e cila gjithë këtë situatë ta përkthejë në kapital politik”.
“Po ndërhynë ata, ne kemi shpresë që të jemi pak më mirë, por e keqja është se sot nuk ka një forcë politike e cila gjithë këtë situatë ta përkthejë në kapital politik, në program politik dhe në një agjendë për ndryshimin e sistemit”, deklaroi më tej Shkurti.
(A2 Televizion)