“Shqipëria 2030”, Rama: Nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur, kemi lindur në ferr, rruga e vetme drejt BE-së

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 11:32 | Politikë

“Shqipëria 2030”, Rama: Nuk jemi perëndimorë të

Edi Rama është shprehur se vendi ka vetëm një rrugë, atë të Bashkimit Europian. Ai e bëri këtë deklaratë në takimin e dytë të nivelit të lartë me temë “Shqipëria2030 në BE - Rruga e reformave”.

Më tej, ai tha se shqiptarët nuk janë perëndimorë të përkëdhelur, por kanë lindur në ferr, duke iu referuar të shkuarës në komunizëm.

"Ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër dhe nuk duam asnjë zgjedhje tjetër. Ne kemi vetëm një zgjedhje, vetëm një plan që është Bashkimi Europian. Për ne është shumë e qartë. Ne nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati. Ne nuk jemi rritur si ata në Europën e viteve 70-80. Ne jemi rritur në ferr dhe e dimë shumë mirë se BE-ja është shumë më tepër se një bankomat. Ne e dimë shumë mirë se BE-ja është vendi i shpëtimit tonë nga historia jonë.

Ne e kemi shumë të qartë se BE është këndi nga ne vet duhet të historisë tonë. Për ne kjo është shumë e qartë. Dera që është hapur duhet shfrytëzuar sa pa u mbyllur. Unë jam këtu për ta konfirmuar këtë fuqimisht. Besojmë pa kushte në këtë proces. E dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, është një familje jo e lehtë për të qenë të qetë, por është një familje ku ne mund të kemi një të ardhme të pa kërcënuar përditë nga e shkuara”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos